KulturKontakt Austria - AL_Republik Albanien_Republika e Shqipërisë.
 
KKA auf Facebook KKA auf twitter KKA auf youtube KKA auf flickr

Tiranë:Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë Shqiptare të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë e Arsimit, Agjencinë për Arsimin dhe Formimin Profesional dhe institucione të tjera shqiptare arsimore, KKA mbështet ndër të tjera projekte në fushat e arsimit profesional, barazisë gjinore në shkolla dhe futjen e të nxënit bazuar në kompetenca.Fokusi: Formimi profesional në shkollat e mesme dhe të larta (shkollat me drejtim ekonomik, turizmi dhe IT-je) Aksesi i vajzave tek profesionet teknikeShembuj:Entrepreneurship LearningPromovimi i sipërmarrjes si një motor për zhvillimin ekonomik por edhe si një kompetencë kyçe që i lejon gjithsecilit shpalosjen më të mirë të mundshme të potencialit të vet, përbën një prioritet zhvillimi brenda BE-së dhe më gjerë. Arsimimi luan një rol kyç në këtë kontekst, por për promovimin e suksesshëm të “Entrepreneurship Learning” nevojiten qasje e mjete të re

Artikel

 Partnerländer

Republika e Shqipërisë


Tiranë:
Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë Shqiptare të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë e Arsimit, Agjencinë për Arsimin dhe Formimin Profesional dhe institucione të tjera shqiptare arsimore, KKA mbështet ndër të tjera projekte në fushat e arsimit profesional, barazisë gjinore në shkolla dhe futjen e të nxënit bazuar në kompetenca.

Fokusi:

  • Formimi profesional në shkollat e mesme dhe të larta (shkollat me drejtim ekonomik, turizmi dhe IT-je)

  • Aksesi i vajzave tek profesionet teknike


Shembuj:

Entrepreneurship Learning
Promovimi i sipërmarrjes si një motor për zhvillimin ekonomik por edhe si një kompetencë kyçe që i lejon gjithsecilit shpalosjen më të mirë të mundshme të potencialit të vet, përbën një prioritet zhvillimi brenda BE-së dhe më gjerë. Arsimimi luan një rol kyç në këtë kontekst, por për promovimin e suksesshëm të “Entrepreneurship Learning” nevojiten qasje e mjete të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies si dhe partneritete të reja me biznesin. Duke u bazuar tek përvojat e implementimit të mësimit të firmave ushtrimore në Evropën Juglindore që prej vitit 2001, KKA po punon që prej vjeshtës 2014 me projektin rajonal „Entrepreneurship Learning“ me ekspertë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia për futjen e metodave të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies.  Në të tre vendet është futur tashmë lënda e „Sipërmarrjes“ në shkollat profesionale të paktën në programin e një viti shkollor. Qëllimi i projektit është dhënia e një kontributi për përmirësimin e cilësisë së mësimit në fushën e sipërmarrjes në arsimin profesional.

Në kuadrin e projektit u trajnuan 17 multiplikatorë nga të tre vendet për përçimin e qasjeve të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe u zhvilluan module trajnimi për mësimin e sipërmarrjes. Ato shërbejnë si bazë për formimin e rreth 250 mësimdhënësve në mbi 130 shkolla profesionale në tre vendet partnere për vënien në jetë të qasjeve inovative të të nxënit për promovimin e mësimit të sipërmarrjes. Paralelisht me këtë u zhvillua një instrument (toolkit) shumëgjuhësh që iu vendos në dispozicion shkollave profesionale të vendeve përkatëse për fushën e mësimit të sipërmarrjes. Në kuadrin e qasjeve inovative të të nxënit, një fokus i rëndësishëm qëndron tek bashkëpunimi midis shkollës dhe ekonomisë.

Shkolla e IT-së në Tiranë
Nevoja për specialistë të mirinformuar në fushën e IT-së është rritur ndjeshëm në Shqipëri në vitet e fundit. Shkolla austriake në Shkodër jep një kontribut të rëndësishëm në këtë fushë me degën e Teknologjisë së Informacionit me fokus tek teknika e rrjetit dhe e mediave, duke ofrua një arsimim dhe formim që i përgjigjet standardeve cilësore ndërkombëtare. Prandaj Ministria Shqiptare e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria Federale Austriake e Arsimit kanë rënë dakord që në një projekt të përbashkët të shfrytëzojnë këtë përvojë dhe ekspertizë për të hapur në Tiranë një shkollë të arsimit profesional sipas modelit të HTL-s austriake në Shkodër (shkolla Peter Mahrigner). Qëllimi i këtij projekti është që krahas shkollës austriake në Shkodër të jepet një kontribut i mëtejshëm për një arsimim e formim me cilësi të lartë dhe me orientim praktik në fushën e IT-së në Shqipëri nëpërmjet mbështetjes së hapjes së shkollës së arsimit profesional për Teknologji Informacioni dhe Komunikim „Hermann Gmeiner“ në Tiranë.

Kjo do të arrihet nëpërmjet futjes së një plani mësimor inovativ bazuar në kompetenca sipas modelit të një HTL-je austriake dhe trajnimit të vazhdueshëm dhe këshillimit profesional dhe pedagogjik të mësimdhënësve dhe drejtorisë së shkollës nga ekspertë austriakë. Përveç kësaj, një program Peer-Learning iu ofron mësuesve të të dy shkollave mundësinë që të shkëmbejnë intensivisht me njëri-tjetrin rreth zhvillimeve profesionale por edhe metodike dhe didaktike. Në përputhje me planin mësimor e në bashkëpunim me ekspertët lokalë do të hartohen edhe materiale të përshtatshme mësimore specifikisht në përputhje me fokusin e shkollës Herman Gmeiner.
» Fotot e vizitës studimore (FLICKR)

GENDER: Promovimi i aksesit të vajzave tek profesionet teknike
Në Shqipëri sikurse edhe ne Austri  vajzat janë të nënpërfaqësuara tek profesionet teknike. Vetëm 18% e të gjithë nxënësve të shkollave të arsimit profesional në Shqipëri janë të gjinisë femërore. Sektori i IT-së si një fushë teknike me shanse të mira në tregun e punës dhe nivel relativisht të lartë të ardhurash paraqitet si një fushë e rëndësishme për marrjen e masave për rritjen e aksesit dhe përqindjes së vajzave.  Për këtë qëllim do të zhvillohen workshop-e me 16 shkolla shqiptare të arsimit profesional të cilat ofrojnë edhe një formim teknik në fushën e IT-së për t’ju drejtuar vajzave dhe prindërve dhe për t`i tërhequr ata për një formime arsimimi në fushën e IT-së. Në kuadrin e këtyre workshop-eve mësimdhënësit trajnohen intensivisht lidhur me konceptet e barazisë gjinore, metodave mësimore me ndjeshmëri gjinore, zhvillimit të një kulture shkollore me ndjeshmëri gjinore si dhe mbështeten për zhvillimin e materialeve, aktiviteteve dhe projekteve promovuese me ndjeshmëri gjinore. Po përpunohet një plan veprim për të gjitha shkollat, i cili do të ankorohet dhe realizohet në qendrat përkatëse shkollore.
» Konferencë | Tiranë 2015: Foto nga workshopi i parë (FLICKR)

Portofolet e të nxënit të bazuara në kompetenca
Në vitin shkollor 2016/17 Ministria Shqiptare e Arsimit filloi punën me „futjen gjithëpërfshirëse të një kurrikule të bazuar në kompetenca“. KKA mbështeti realizimin e të nxënit të bazuar në kompetenca nëpërmjet zhvillimit e futjes së një portofoli të të nxënit për nxënësit në lëndët apo fushat lëndore gjuhë shqipe, matematikë, shkenca të natyrës, shkenca sociale dhe IT. Në kuadrin e projektit u zhvilluan programe trajnuese për mentorët, institucionet mbikëqyrëse dhe mësimdhënësit. Përfaqësues nga 13 drejtori rajonale arsimore, 30 drejtues/drejtuese shkollash dhe 100 mësimdhënës nga 30 shkolla u trajnuan për futjen e portofolit të të nxënit. Këto shkolla shërbejnë si qendra burimi për futjen e portofolit të të nxënit në shkollat e tjera.

AL-Tour: Rritja e cilësisë, rëndësisë së tregut të punës dhe gjithëpërfshirjes sociale të formimit dhe arsimimit ne fushën e turizmit, hotelerisë dhe sektorit industrial në Shqipëri.
Sektori i turizmit ka potencial të madh për rritjen e  punësimit dhe fuqizimin e ekonomisë në Shqipëri dhe në këtë mënyrë ai kontribuon për reduktimin e papunësisë. Për të shfrytëzuar këtë potencial, rritja e cilësisë së shërbimeve në fushën e turizmit u përkufizua si një nga 4 prioritetet për zhvillim (shih strategjinë kombëtare të turizmit). Kusht paraprak për këtë është rritja e cilësisë dhe rëndësisë së tregut të punës të formimit dhe arsimimit në fushën e turizmit si dhe rritja e aksesit tek programet arsimore në këtë sektor.

AL-Tour do të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me instancat e rëndësishme shtetërore, veçanërisht me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Agjencinë Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional dhe Kualifikimet, shërbimin kombëtarë të tregut të punës, 2 organe vendore lokale si dhe me përfaqësues te rëndësishëm nga fusha e turizmit, veçanërisht nga këshilli i formimit dhe arsimimit turistik, partnerë social dhe subjektet ekonomike.

Qëllimi i Al Tour është përmirësimi i rëndësisë së tregut të punës, cilësisë dhe gjithëpërfshirjes sociale të programeve të formimit dhe arsimit profesional në fushën e turizmit dhe sektorit të mikpritjes.

Përfitues të drejtpërdrejtë të projektit  janë 8 shkolla turizmi, 2 konvikte dhe 2 qendra profesionale për të rritur si dhe Agjencia Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional dhe Kualifikimet. Gjatë periudhës së projektit Al Tour do të përfshij rreth 150 drejtues shkollash, mësimdhënës në shkollat profesionale, trajnues, koordinator praktikash dhe punonjës konviktesh, 2500 nxënës, 50 praktikant dhe rreth 40 kompani. Pas përfundimit të projektit nga ai do të përfitojnë të gjithë personat të cilët synojnë një formim dhe arsimim në këtë sektor si dhe të gjitha subjektet e këtij sektori që kanë nevojë për një personel të mirë formuar dhe arsimuar.

Rezultate të pritshme janë :

  • Do të zhvillohen dhe integrohen standarde profesionale me ndjeshmëri gjinore për të paktën 5 profesione të këtij sektori.

  • Do të zhvillohen dhe integrohen specifikime kualifikimesh  me ndjeshmëri gjinore që i përgjigjen kuadrit shqiptar kombëtar të kualifikimeve si dhe plane mësimore.

  • Do të konsolidohen dy shkolla model në sektorin e turizmit, hotelerisë dhe mikpritjes.

  • Dy konvikte  do të përdoren si „hotele mësimore light“ .

  • Do të arrihet kompetenca për futjen e qëndrueshme të planit të ri mësimor dhe për realizimin e mësimit me ndjeshmëri gjinore në të gjitha shkollat e turizmit .

  • Do të zhvillohen dhe futen kritere cilësie  dhe direktiva për praktikat pranë subjekteve me partnerët nga ekonomia dhe do të rritet aksesi tek praktikat për nxënësit e disavantazhuar.

  • Do të caktohen dhe trajnohen koordinatorë për praktikat në të gjitha shkollat e turizmit.

  • Do të rritet aksesi i nxënësve të disavantazhuar, veçanërisht i vajzave që vijnë  nga familje  më pak të favorizuara nëpërmjet krijimit të një kulture gjithëpërfshirëse  në shkolla dhe hotele mësimore dhe  aktiviteteve promovuese.


Kontakt
Nina Beširević (Përgjegjëse për fushën e arsimit)

Rreth departamentit

Pikat kyçe të përmbajtes:




auf Facebook teilen twitter Drucken