KKA auf Facebook KKA auf twitter KKA auf youtube

Pristina / PrishtinaNe bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë Kosovare te Arsimit, KKA-ja zhvillon projekte në fushat e zhvillimit të cilësisë dhe formave të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies për promovimin e mësimit të sipërmarrjes „Entrepreneurship Learning“. Projektet mbikëqyren nga zyra rajonale e KKA-së në Tiranë.Fokuse tematike: Arsimi profesional në shkollat e nivelit të mesëm dhe të lartë. Zhvillimi i cilësisëShembuj:Entrepreneurship LearningPromovimi i sipërmarrjes si një motor për zhvillimin ekonomik por edhe si një kompetencë kyçe që i lejon gjithsecilit shpalosjen më të mirë të mundshme të potencialit të vet, përbën një prioritet zhvillimi brenda BE-së dhe më gjerë. Arsimimi luan një rol kyç në këtë kontekst, por për promovimin e suksesshëm të “Entrepreneurship Learning” nevojiten qasje e mjete të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies si dhe partneritete të reja me biznesin

Artikel

 Partnerländer

Republika e Kosovës


Pristina / Prishtina
Ne bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë Kosovare te Arsimit, KKA-ja zhvillon projekte në fushat e zhvillimit të cilësisë dhe formave të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies për promovimin e mësimit të sipërmarrjes „Entrepreneurship Learning“. Projektet mbikëqyren nga zyra rajonale e KKA-së në Tiranë.

Fokuse tematike:

  • Arsimi profesional në shkollat e nivelit të mesëm dhe të lartë.

  • Zhvillimi i cilësisë


Shembuj:

Entrepreneurship Learning
Promovimi i sipërmarrjes si një motor për zhvillimin ekonomik por edhe si një kompetencë kyçe që i lejon gjithsecilit shpalosjen më të mirë të mundshme të potencialit të vet, përbën një prioritet zhvillimi brenda BE-së dhe më gjerë. Arsimimi luan një rol kyç në këtë kontekst, por për promovimin e suksesshëm të “Entrepreneurship Learning” nevojiten qasje e mjete të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies si dhe partneritete të reja me biznesin. Duke u bazuar tek përvojat e implementimit të mësimit të firmave ushtrimore në Evropën Juglindore prej vitit 2001, OeAD/KKA po punon që prej vjeshtës 2014 me projektin rajonal „Entrepreneurship Learning“ me ekspertë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia për futjen e metodave të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Në të tre vendet është futur tashmë lënda e „Sipërmarrjes“ në shkollat profesionale të paktën në programin e një viti shkollor. Qëllimi i projektit është dhënia e një kontributi për përmirësimin e cilësisë së mësimit në fushën e sipërmarrjes në arsimin profesional.

Në kuadrin e projektit u trajnuan 17 multiplikatorë nga të tre vendet për përçimin e qasjeve të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe u zhvilluan module trajnimi për Entrepreneurship Learning. Ato shërbejnë si bazë për formimin e rreth 250 mësimdhënësve në mbi 130 shkolla profesionale në tre vendet partnere për vënien në jetë të qasjeve inovative të të nxënit për promovimin e mësimit të sipërmarrjes. Paralelisht me këtë u zhvillua një instrument (toolkit) shumë gjuhësh që iu vendos në dispozicion shkollave profesionale të vendeve përkatëse për fushën e mësimit të sipërmarrjes. Në kuadrin e qasjeve inovative të të nxënit një fokus i rëndësishëm qëndron tek bashkëpunimi midis shkollës dhe ekonomisë.

Mbështetja e mësimit të firmave ushtrimore në Kosove
Qëllimi i ECO NET ishte futja dhe përhapja e mësimit të firmave ushtrimore në shkollat e mesme ekonomike të arsimit profesional në mbarë Bosnjën dhe Hercegovinën. Me futjen e kësaj qasjeje të re metodike të „firmave ushtrimore“ projekti dha një kontribut për modernizimin e arsimit ekonomik profesional dhe mbështeti njëkohësisht përvetësimin e kompetencave kyçe te orientuara nga tregu i punës. Projekti u financua nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Ministria Federale e Arsimit dhe Grave (BMBF).

Për sigurimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së projektit, KKA-ja vijon të mbështes aktivitete në fushën e mësimit të firmave ushtrimore më trajnime që kanë në fokus drejtuesit e firmave ushtrimore si dhe nëpërmjet mbështetjes së qendrave të firmave ushtrimore.
» Filmi më imazhe ne YOUTUBE: Firmat ushrimore

Twinning-Projekt
Në kuadrin e projektit të binjakëzimit të mbështetur nga BE-ja  "Support for the Implementation of the Kosovo Education Strategic Plan" (2014-2016), Finlanda dhe Austria mbështesin Ministrinë kosovare të Arsimit si dhe institucionet e tjera të rëndësishme arsimore për futjen e një kurrikule të re të bazuar në kompetenca si dhe për zhvillimin dhe futjen e një sistemi të zhvillimit të cilësisë për nivelin parauniversitar. OeAD/KKA si një partner i ri austriak ishte përgjegjës për komponentin e zhvillimit të cilësisë.  Në bashkëpunim me një grup ekspertësh austriakë u prezantuan përvojat austriake për konceptimin dhe realizimin e iniciativës së cilësisë në fushën arsimore si dhe cilësisë shkollore në arsimin e përgjithshëm tek procesi i reformës në Kosovë.

Në një proces të gjerë konsultimi me aktorët e rëndësishëm Kosovarë të përfshirë, u analizuan mekanizmat ekzistuese të cilësisë në arsimin e përgjithshëm. Në „Strategjinë për cilësinë e arsimit të përgjithshëm në nivelin para universitar“ që u miratua nga qeveria kosovare, u identifikuan prioritetet e reformës për vendosjen e një sistemi të përgjithshëm të cilësisë në arsimin e përgjithshëm në shkollë. Për aplikimin e mekanizmave të reja të cilësisë në arsimin e përgjithshëm në nivel shkollor, administrativ dhe ministerial u mbështet nga njëra anë pala kosovare për nxjerrjen e një rregulloreje përkatëse dhe një ligji të ri për inspektimin e shkollave. Nga ana tjetër u mbështet hartimi i materialeve përkatëse trajnuese.

Në këtë mënyrë u zhvillua një kurs trajnimi për koordinatorët shkollorë të cilësisë, u trajnuan 10 trajnerë lokalë për realizimin e tij dhe u kualifikuan rreth 200 koordinatorë shkollorë të cilësisë në fushën e arsimit të përgjithshëm. Krahas kësaj, në nivel komunal u kualifikuan koordinatorë të cilësisë në arsimin e përgjithshëm në 24 prej gjithsej 36 drejtorive komunale të arsimit.

Në përfundim u trajnuan përkatësisht nga 2 inspektorë shkollorë nga të gjitha inspektoratet rajonale shkollore për kryerjen e vlerësimit të jashtëm shkollor.
» More Infos

Mbështetja e realizimit të zhvillimit të cilësisë shkollore
Në bashkëpunim me Ministrinë Kosovare te Arsimit, Institutin Pedagogjik të Kosovës dhe Unicef-in OeAD/KKA vazhdon të mbështes edhe pas përfundimit të projektit të binjakëzimit realizimin e strategjisë  së re të zhvillimit te cilësisë në arsimin e përgjithshëm. 70 shkolla pilote Kosovare morën mbështetje ne kuadrin e një projekti të financuar nga UNICEF për përmbushjen e masave shkollore të vetëvlersimit. Mbi këtë baze KKA-ja me anë të nje skuadre të përbërë nga ekspertë Kosovarë dhe Austriak, mbështet shkollat në përdorimin e rezultateve të vlerësimit për zhvillimin e cilësisë shkollore. Përveç kësaj, koordinatorët e cilësisë të arsimit të përgjithshëm trajnohen dhe kualifikohen në rolin e tyre të ri si mbështetës dhe monitorues të zhvillimit të cilësisë në shkollë. Gjithashtu trajnohen edhe inspektorët shkollor për kryerjen e vlerësimeve të jashtme shkollore bazuar tek vetëvlerësimi shkollor.
» Adresa në Facebook Fotot

Aligning Education with Labour Market Needs
Projekti ALLED mbështet Ministrinë Kosovare të Arsimit në reformën e arsimit profesional, me qëllim që të merren më tepër në konsideratë nevojat e tregut të punës. Veçanërisht cilësia e të nxënit profesional në fushat të rëndësishme profesionale duhet të përmirësohet. Projekti  realizohet nga bit managemet, KulturKontakt Austria, WIFI d.o.o (WIFI Croatia) dhe World University Service Austria dhe financohet nga BE-ja dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA). Në kuadrin e këtij projekti OeAD/KKA është përgjegjëse për shkollat e arsimit profesional dhe është e angazhuar në fushat e formimit dhe kualifikimit të mësimdhënësve, blerjes dhe garantimit të pajisjeve si dhe trajnimit dhe sigurimit të materialeve mësimore për nxënësit.

Kontakt
Nina Beširević (I ngarkuar për fushën e arsimit)

Rreth departamentit

Pikat kryesore të fokusit




auf Facebook teilen twitter Drucken