KulturKontakt Austria - Kos_Kosovo_Republika e Kosovës = nicht kosovarisch, sondern ist albanisch.
 
KKA auf Facebook KKA auf twitter KKA auf youtube KKA auf flickr Diversitätsblog

Pristina / PrishtinaNe bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë Kosovare te Arsimit, KKA-ja zhvillon projekte në fushat e zhvillimit të cilësisë dhe formave të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies për promovimin e mësimit të sipërmarrjes „Entrepreneurship Learning“. Projektet mbikëqyren nga zyra rajonale e KKA-së në Tiranë.Fokuse tematike: Arsimi profesional në shkollat e nivelit të mesëm dhe të lartë. Zhvillimi i cilësisëShembuj:Entrepreneurship LearningPromovimi i sipërmarrjes si një motor për zhvillimin ekonomik por edhe si një kompetencë kyçe që i lejon gjithsecilit shpalosjen më të mirë të mundshme të potencialit të vet, përbën një prioritet zhvillimi brenda BE-së dhe më gjerë. Arsimimi luan një rol kyç në këtë kontekst, por për promovimin e suksesshëm të “Entrepreneurship Learning” nevojiten qasje e mjete të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies si dhe partneritete të reja me biznesin

Artikel

 Partnerländer

Republika e Kosovës


Pristina / Prishtina
Ne bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë Kosovare te Arsimit, KKA-ja zhvillon projekte në fushat e zhvillimit të cilësisë dhe formave të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies për promovimin e mësimit të sipërmarrjes „Entrepreneurship Learning“. Projektet mbikëqyren nga zyra rajonale e KKA-së në Tiranë.

Fokuse tematike:

  • Arsimi profesional në shkollat e nivelit të mesëm dhe të lartë.

  • Zhvillimi i cilësisë


Shembuj:

Entrepreneurship Learning
Promovimi i sipërmarrjes si një motor për zhvillimin ekonomik por edhe si një kompetencë kyçe që i lejon gjithsecilit shpalosjen më të mirë të mundshme të potencialit të vet, përbën një prioritet zhvillimi brenda BE-së dhe më gjerë. Arsimimi luan një rol kyç në këtë kontekst, por për promovimin e suksesshëm të “Entrepreneurship Learning” nevojiten qasje e mjete të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies si dhe partneritete të reja me biznesin. Duke u bazuar tek përvojat e implementimit të mësimit të firmave ushtrimore në Evropën Juglindore prej vitit 2001, KKA po punon që prej vjeshtës 2014 me projektin rajonal „Entrepreneurship Learning“ me ekspertë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia për futjen e metodave të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Në të tre vendet është futur tashmë lënda e „Sipërmarrjes“ në shkollat profesionale të paktën në programin e një viti shkollor. Qëllimi i projektit është dhënia e një kontributi për përmirësimin e cilësisë së mësimit në fushën e sipërmarrjes në arsimin profesional.

Në kuadrin e projektit u trajnuan 17 multiplikatorë nga të tre vendet për përçimin e qasjeve të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe u zhvilluan module trajnimi për Entrepreneurship Learning. Ato shërbejnë si bazë për formimin e rreth 250 mësimdhënësve në mbi 130 shkolla profesionale në tre vendet partnere për vënien në jetë të qasjeve inovative të të nxënit për promovimin e mësimit të sipërmarrjes. Paralelisht me këtë u zhvillua një instrument (toolkit) shumë gjuhësh që iu vendos në dispozicion shkollave profesionale të vendeve përkatëse për fushën e mësimit të sipërmarrjes. Në kuadrin e qasjeve inovative të të nxënit një fokus i rëndësishëm qëndron tek bashkëpunimi midis shkollës dhe ekonomisë.

Mbështetja e mësimit të firmave ushtrimore në Kosove
Qëllimi i ECO NET ishte futja dhe përhapja e mësimit të firmave ushtrimore në shkollat e mesme ekonomike të arsimit profesional në mbarë Bosnjën dhe Hercegovinën. Me futjen e kësaj qasjeje të re metodike të „firmave ushtrimore“ projekti dha një kontribut për modernizimin e arsimit ekonomik profesional dhe mbështeti njëkohësisht përvetësimin e kompetencave kyçe te orientuara nga tregu i punës. Projekti u financua nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Ministria Federale e Arsimit dhe Grave (BMBF).

Për sigurimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së projektit, KKA-ja vijon të mbështes aktivitete në fushën e mësimit të firmave ushtrimore më trajnime që kanë në fokus drejtuesit e firmave ushtrimore si dhe nëpërmjet mbështetjes së qendrave të firmave ushtrimore.
» Filmi më imazhe ne YOUTUBE: Firmat ushrimore

Twinning-Projekt
Në kuadrin e projektit të binjakëzimit të mbështetur nga BE-ja  "Support for the Implementation of the Kosovo Education Strategic Plan" (2014-2016), Finlanda dhe Austria mbështesin Ministrinë kosovare të Arsimit si dhe institucionet e tjera të rëndësishme arsimore për futjen e një kurrikule të re të bazuar në kompetenca si dhe për zhvillimin dhe futjen e një sistemi të zhvillimit të cilësisë për nivelin parauniversitar. KKA si një partner i ri austriak ishte përgjegjës për komponentin e zhvillimit të cilësisë.  Në bashkëpunim me një grup ekspertësh austriakë u prezantuan përvojat austriake për konceptimin dhe realizimin e iniciativës së cilësisë në fushën arsimore si dhe cilësisë shkollore në arsimin e përgjithshëm tek procesi i reformës në Kosovë.

Në një proces të gjerë konsultimi me aktorët e rëndësishëm Kosovarë të përfshirë, u analizuan mekanizmat ekzistuese të cilësisë në arsimin e përgjithshëm. Në „Strategjinë për cilësinë e arsimit të përgjithshëm në nivelin para universitar“ që u miratua nga qeveria kosovare, u identifikuan prioritetet e reformës për vendosjen e një sistemi të përgjithshëm të cilësisë në arsimin e përgjithshëm në shkollë. Për aplikimin e mekanizmave të reja të cilësisë në arsimin e përgjithshëm në nivel shkollor, administrativ dhe ministerial u mbështet nga njëra anë pala kosovare për nxjerrjen e një rregulloreje përkatëse dhe një ligji të ri për inspektimin e shkollave. Nga ana tjetër u mbështet hartimi i materialeve përkatëse trajnuese.

Në këtë mënyrë u zhvillua një kurs trajnimi për koordinatorët shkollorë të cilësisë, u trajnuan 10 trajnerë lokalë për realizimin e tij dhe u kualifikuan rreth 200 koordinatorë shkollorë të cilësisë në fushën e arsimit të përgjithshëm. Krahas kësaj, në nivel komunal u kualifikuan koordinatorë të cilësisë në arsimin e përgjithshëm në 24 prej gjithsej 36 drejtorive komunale të arsimit.

Në përfundim u trajnuan përkatësisht nga 2 inspektorë shkollorë nga të gjitha inspektoratet rajonale shkollore për kryerjen e vlerësimit të jashtëm shkollor.
» More Infos

Mbështetja e realizimit të zhvillimit të cilësisë shkollore
Në bashkëpunim me Ministrinë Kosovare te Arsimit, Institutin Pedagogjik të Kosovës dhe Unicef-in KKA vazhdon të mbështes edhe pas përfundimit të projektit të binjakëzimit realizimin e strategjisë  së re të zhvillimit te cilësisë në arsimin e përgjithshëm. 70 shkolla pilote Kosovare morën mbështetje ne kuadrin e një projekti të financuar nga UNICEF për përmbushjen e masave shkollore të vetëvlersimit. Mbi këtë baze KKA-ja me anë të nje skuadre të përbërë nga ekspertë Kosovarë dhe Austriak, mbështet shkollat në përdorimin e rezultateve të vlerësimit për zhvillimin e cilësisë shkollore. Përveç kësaj, koordinatorët e cilësisë të arsimit të përgjithshëm trajnohen dhe kualifikohen në rolin e tyre të ri si mbështetës dhe monitorues të zhvillimit të cilësisë në shkollë. Gjithashtu trajnohen edhe inspektorët shkollor për kryerjen e vlerësimeve të jashtme shkollore bazuar tek vetëvlerësimi shkollor.
» Adresa në Facebook Fotot

Aligning Education with Labour Market Needs
Projekti ALLED mbështet Ministrinë Kosovare të Arsimit në reformën e arsimit profesional, me qëllim që të merren më tepër në konsideratë nevojat e tregut të punës. Veçanërisht cilësia e të nxënit profesional në fushat të rëndësishme profesionale duhet të përmirësohet. Projekti  realizohet nga bit managemet, KulturKontakt Austria, WIFI d.o.o (WIFI Croatia) dhe World University Service Austria dhe financohet nga BE-ja dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA). Në kuadrin e këtij projekti KulturKontakt Austria është përgjegjëse për shkollat e arsimit profesional dhe është e angazhuar në fushat e formimit dhe kualifikimit të mësimdhënësve, blerjes dhe garantimit të pajisjeve si dhe trajnimit dhe sigurimit të materialeve mësimore për nxënësit.

Kontakt
Nina Beširević (I ngarkuar për fushën e arsimit)

Rreth departamentit

Pikat kryesore të fokusit




auf Facebook teilen twitter Drucken









 

Facebook


 

Twitter